FOREVER INIESTA

Andres Iniesta në stërvitje me Barcelonën/ Foto: FCBarcelona
Andres Iniesta me kontratë të përjetshme
6 October, 2017 @13:06
Mesfushori kreativ i Barcelonës, Andres Iniesta, ka nënshkruar kontratë të përjetshme me ekipin e tij të fëmijërisë, Barcelonën. Borozani.com
Iniesta 33 vjeç ka nënshkruar sot kontratën e tij, ndërsa mesfushori deri sot ka pasur 639 paraqitje për ekipin e katalonasve që e bën lojtarin e dytë me më së shumti lojëra te blaugranat.
Ai ka shënuar 55 gola për Los Cules, ndërsa ka debutuar në ekipin e parë më 29 tetor 2002.
Iniesta i është bashkuar radhëve të Barcelonës si 12 vjeçar, në shtator të vitit 1996.