BOLIVIA-BRAZIL

Neymar: Të luash në Bolivi, jo-humane
6 October, 2017 @9:25
Futbollistët e Brazilit kanë sigururar kualifikimin për në Kampionatin Botëror “Rusia 2018” më parë, mirëpo problemet me oksigjen në Bolivi, për shkak të lartësisë së madhe mbidetare, kanë bërë kësaj radhe të reagoj edhe Neymar në rrjete sociale.
Pak në shaka, e pak përnjëmend, Neymar e ka cilësuar si jo-humane të luhet në një lartësi të tillë, derisa ka postuar fotografi me bashkëlojtarët duke u furnizuar me oksigjen para ndeshjes.
Përndryshe, Brazili nuk ka arritur ta mposht Bolivinë, duke barazuar 0-0.
Stadiumi Hernando Siles është stadiumi më i madh i Bolivisë dhe gjindet në lartësinë mbidetare prej 3 mijë e 637 metrave dhe gjithnjë i shkakton problem skudrave mysafire që nuk janë të mësuara, sikur vendasit, të jetojnë në lartësi të tilla.