GRUPI E: ARMENIA - POLONIA

Lewandowski me rekord, Polonia drejt Botërorit
5 October, 2017 @19:49
Me rezultat të thellë 1-6 është mbyllur takimi mes Armenisë dhe Polonisë sonte, rezultat i cili e ngrit Poloninë në kuotën e 22 pikëve dhe pothuajse ia siguron kualifikimin për në Botërorin e Rusisë, me malazezët e danezët që pritet të luftojnë mes vete për vendin e dytë që dërgon në fazën play-off. Borozani.com
Përveç fitores, kjo natë ishte e veçantë për Robert Lewandowskin, i cili me hat-trickun e shënuar sonte arriti të bëhet golashënuesi më i mirë në histori të kombëtares së Polonisë. Lewandoski tashmë ka 50 gola gjithsej me fanellën e Polonisë, ndërsa 24 prej tyre janë shënuar në 14 ndeshjet e fundit kualifikuese.