MESFUSHORI KRYEZIU
Kryeziu: Optimist para Ukrainës e Islandës
4 October, 2017 @22:34
Mesfushori qendror i përfaqësueses së Kosovës, Hekuran Kryeziu, para ndeshjeve të fundit kualifikuese të Kosovës për në Kampionatin Botëror “Rusia 2018” është shprehur të jetë optimist.
“Pavarësisht mungesave që kemi për këtë ndeshje, mendoj se kemi futbollistë të mjaftueshëm që kanë cilësi për t’i mbuluar të gjitha pozitat. Jam optimist se do të bëjmë paraqitje të mira në të dyja ndeshjet,” ka thënë 24 vjeçari që luan për ekipin e Luzernit.
Kosova më 6 tetor është nikoqire e Ukrainës, ndërsa më 9 tetor mbyll kualifikimet si mysafire e Islandës.