RAMIZ KRASNIQI, PAS NDESHJES
Rezultatet vinë me përvojë
3 October, 2017 @20:51
Përzgjedhësi i Kosovës U19, Ramiz Krasniqi, ka thënë se papërvoja në ndeshjet ndërkombëtare ka qenë arsyeja e humbjes së Kosovës U19 sot nga Austria U19, në përballjen e parë kualifikuese të Grupit 6 për Europianin “Finlanda 2018”.
“I përgëzoj djemtë për angazhim edhe paraqitje të mirë në këtë ndeshje kundër Austrisë. Mendojë se patëm rastet tona, por morëm një gol naive dhe u pa edhe mos përvoja e jona. Siç dihet na veç grumbullimeve, nuk kemi arritur të kemi ndeshje miqësore me ekipe të mëdha që do të na ndihmonin të fitojmë përvojë dhe të shtojmë cilësi. Na mbetet të punojmë të mos dorëzohemi në asnjë mënyrë dhe të arrijmë rezultate të mira në ndeshjet tjera,” ka qenë deklarata e Krasniqit pas ndeshjes.
Kosova U19 pas humbjes së sotme ndaj Austrisë U19, ndeshet me Izraelin U19, më 6 tetor.