AUSTRIA U19 - KOSOVA U19
Një gol vendosi
3 October, 2017 @15:55
Kosova U19 ka zhvilluar ndeshjen e parë para-kualifikuese për Kampioantin Europian “Finlanda 2018” sot në Austri, ku është mposhtur nga bashkëmoshatarët e këtij vendi me rezultat minimal, 1-0.
FORMACIONET ZYRTARE: AUSTRIA-KOSOVA
Pas pjesës së parë të përfunduar me barazim, pa gola, në fillim të pjesës së dytë, austriakët shënuan gol përmes Michael John Lemas, që u fut në pjesë të dytë të ndeshjes, nga trajneri Peter Schottel.
Kosova U19 në 10 minutëshin e fundit u mundua të bëj diçka më shumë, por lodhja e tepërt e futbollistëve shihej dhe këtë nuk e arritën.
Kosova është në Grupin 6 parakualifikues dhe pas Austrisë, ka në grup edhe Lituaninë e Izraelin që takohen prej orës 17:00 sot.
ORARI I NDESHJEVE DHE LISTA E KOSOVËS
Dueli i radhës për Kosovën zhvillohet më 6 tetor në ora 16:30 ndaj Izraelit.