KOMBËTARJA
Ndoj: I gëzuar për ftesën, çunat më priten mirë
3 October, 2017 @15:00
Bashkë me Veselin, në konferencë për shtyp u paraqit edhe Emanuele Ndoj, i cili për herë të parë është i grumbulluar me Kombëtaren seniore.
“Jam i gëzuar që më ftoi Kombëtarja e madhe. Çunat më pritën mirë dhe ndihem i pritur mirë në skuadër.
Jam i ri këtu dhe momentalisht nuk kam shumë pretendime. Jam i gëzuar për ftesën, por nëse futem në lojë, do të ishte gjë e bukur, mirëpo nuk e shikoj si synim momental. Gjithmonë e respektoj vendimin e trajnerit në rast ftese apo jo.”
Ndërkohë i pyetur për idhujt e tij, Ndoj te Kombëtarja veçoi Lorik Canën e Altin Lalën, kurse i preferuari i tij në Botë tha që është francezi Paul Pogba.