ZHVILLOHET STËRVITJA
Kosova punoi në krahë në stërvitjen e parë
3 October, 2017 @20:06
Përfaqësuesja e Kosovës ka zhvilluar sot stërvitjen e parë të saj, para dy ndeshjeve të fundit kualifikuese për Kampionatin Botëror “Rusia 2018”.
Në “Adem Jashari” të Mitrovicës, futbollistët e Kosovës, kanë zbatuar urdhërat e selektorit Albert Bunjaki, duke punuar më shumë në krahë, pasi që Ukraina (kundërshtarja e parë, 3 tetor) është shumë e fortë në kënde (ka cekur Bunjaki në konferencë).
Atmosfera në ekip është dukur e mirë, ndërsa lojtarët dukeshin serioz në punë e disa futbollistë zhvilluan stërvitje të ndara.
TABELA AKTUALE DREJT RUSIA 2018
Leart Paqarada (Sandhausen), Fidan Aliti dhe Bajram Jashanica (të dy Skënderbeu) si dhe Besar Musolli (Kukësi) - kanë zhvilluar stërvitje të lehta, rigjeneruese, për shkak të ndeshjeve të zhvilluara dje, pardje.
Kosova të enjten (5 tetor) merr rrugë për Shkodër, një ditë para ndeshjes me Ukrainën, që zhvillohet në “Loro Boriçi” më 6 tetor.