KOMBËTARJA
Lëndohet Cikalleshi, mungon në 2 ndeshjet e Shqipërisë
4 October, 2017 @16:18
Përmes një njoftimi nga FSHF-ja, është bërë e ditur që sulmuesi Sokol Cikalleshi ka pësuar një lëndim dhe do të mungojë në ndeshjet që Shqipëria i luan ndaj Spanjës dhe Italisë gjatë ditëve të ardhshme.
Sulmuesit në fjalë i duhen 3 javë kohë për rikuperim dhe kjo ka bërë që ai të largohet nga grumbullimi me kombëtaren dhe të rikthehet për rehabilitim te klubi i tij në Turqi.