SHQIPËRIA U19 - UKRAINA U19
Shqipëria U19 mposhtet nga Ukraina U19
4 October, 2017 @20:58
Sikurse Kosova U19 dje, edhe Shqipëria U19 sot ka nisur ciklin kualifikues për Kampionatin Europian “Finlanda 2018” me humbje minimale dhe rezultat identik, 0-1.
Kuqezinjtë janë mposhtur në “Selman Stërmasi” me golin e shënuar nga Supriaha në minutën e 30 të ndeshjes, që shënoi në portën e Qirkos.
Selektori Erjon Bogdani përkundër se bëri 3 ndërrime në mes të pjesës së dytë, kjo nuk ndikoi në rezultat dhe kështu Shqipëria U19 u pajtua me humbje në fund.
Kuqezinjtë janë nikoqir të Grupit 12 kualifikues dhe ndeshjen e radhës do ta zhvillojnë ndaj bashkëmoshtaraëve të Malit të Zi, që u mposhtën sot nga Norvegjia 3-0 në stadiumin e Kamzës.