EUROPEAN QUALIFIERS

Kualifikimet drejt Rusisë, ndeshjet për sonte
5 October, 2017 @14:32
Me 9 ndeshje që luhen sonte në kuadër të Grupeve C, E dhe F nis xhiroja e parafundit e grupeve kualifikuese evropiane drejt Botërorit të Rusisë.
Në Grupin C takohen dy skuadrat që i kanë siguruar dy vendet e para, Irlanda Veriore e Gjermania, mirëpo diferenca prej 5 pikëve në klasifikim bën që Gjermania të jetë favorite për ta mbyllur grupin si lider edhe nëse befasisht mposhtet sonte, pasi që xhiron e fundit e luan në shtëpi dhe lëshimi i vendit të parë duket i pamundur. Në anën tjetër, Irlanda Veriore sipas të gjitha gjasave vendin në Botëror do ta kërkojë përmes fazës play-off.
Ndesha më interesante e mbrëmjes pritet të zhvillohet në Grupin D, aty ku Mali i Zi e Danimarka takohen në Podgoricë. Të dyja skuadrat kanë pikë të barabarta dhe po luftojnë për vendin e dytë, mirëpo nëse Polonia lidere rastësisht gabon, hapen mundësitë edhe për vendin e parë si për malazezët, ashtu edhe për danezët.
Ndeshje interesante sjell edhe Grupi F, me Skocinë që synon fitoren ndaj Sllovakisë dhe ‘kapjen’ e vendit të dytë, ndërsa afër me pikë është edhe Sllovenia, që sonte luan ndaj Anglisë në ‘Wembley’.
Lista e ndeshjeve që luhen sonte është paraqitur në foton e mëposhtme.