MESFUSHORI MUSOLLI
Musolli: Jap maksimumin, nëse trajneri vendos për mua
4 October, 2017 @22:36
Mefsushori shumëvjeçar i Kukësit, Besar Musolli, në deklaratën e tij pas stërvitjes së fundit të Kosovës në Adem Jashari sot, ka thënë se është i gatshëm të jap maksimumin në fushë, nëse fiton besimin e selektorit Albert Bunjaki në cilëndo nga ndeshjet e radhës.
Kosova pret Ukrainën më 6, ndërsa udhëton në Islandë më 9 tetor.
“Atmosfera në ekip është e mirë dhe po punojmë për ta përgatitur sa më mirë sfidën me Ukrainën. Kemi përballë një rival të vështirë, por jam i sigurt se të gjithë ata që do të luajnë do ta japin më të mirën e tyre në fushën e lojës. Unë jam gjithmonë i gatshëm për ta shfrytëzuar mundësinë nëse trajneri vendos të më aktivizoj,” ka thënë 28 vjeçari Musolli sot.
Nga 8 ndeshjet e zhvilluara deri më tani në kualifikime për Rusia 2018, Kosova ka fituar një pikë.