GRUPI E: MALI I ZI - DANIMARKA

Eriksen vendimtar, Danimarka i afrohet Botërorit
5 October, 2017 @22:42
Mesfushori i shkëlqyer danez, Christian Eriksen, ka shënuar golin e vetëm dhe vendimtar në përballjen që vendi i tij e zhvilloi në Podgoricë sonte ndaj Malit të Zi.
Riza Durimisi ka qenë pjesë e ekipit danez sonte, prej minutës së 43-të të ndeshjes, ku hyri si zëvendësues.
Kjo fitore e Danimarkës, 0-1, i ka ngritur ata në vend të dytë të klasifikimit të Grupit E, me 3 pikë më shumë se Mali i Zi, që nuk pati as në bankën rezervë sonte Fatos Beqirajn, ndërsa tash skandinavët presin Rumaninë pa gjasa për më tutje, në Kopenhagë, për të konkurruar për një vend që dërgon në Botëror, së paku përmes barazhit.