NGA KONFERENCA

6 mungesa, por Bunjaki beson te djemtë
5 October, 2017 @22:16
Një ditë para ndeshjes, Albert Bunjaki ka mbajtur konferencën për shtyp para duelit ndaj Ukrainës.
Ai ka falenderuar FFK-në, por edhe Shkodrën, për mundësitë e dhëna që Kosova të luaj aty si nikoqire, ndërsa sa i përket lojës ka thënë se Kosova përballet me 6 mungesa para kësaj ndeshjeje.
“Do të jetë vështirë pasi që kemi 4 lojtarë të lënduar dhe 2 të suspenduar. Ukraina është kandidat për tu kualifikuar, por ne jemi të gatshëm për të dhënë maksimumin në fushë për të befasuar. Ne do të bëjmë gjithçka për të arritur fitoren ose barazimin, të fitojmë pikë,” ka thënë Bunjaki.
“Ukraina është ekip i fortë, ka lojtarë shtatëlartë, ndërsa në krah janë shumë të fortë dhe mendoj se ato do t’i përdorin më së shumti. Ne jemi përgatitur për t’iu vënë përballë atyre dhe gjithçka do të shohim nesër në fushë,” ka shtuar ndër të tjera Bunjaki.
Kosova zhvillon ndeshjen e fundit si vendase në kualifikime për Rusia 2018 në Loro Boriçi të Shkodrës, nesër mbrëma me fillim prej orës 20e45.