GRUPI C: IRLANDA VERIORE - GJERMANIA

Gjermania ‘blindon’ vendin e parë
5 October, 2017 @22:35
Me fitoren e Gjermanisë është mbyllur takimi mes dy skuadrave që i kishin siguruar dy vendet e para në Grupin C, ndërsa ky rezultat bën që Gjermania të kualifikohet zyrtarisht për në Botëror, kurse Irlanda Veriore do të ketë punë me një nga vendet e dyta të grupeve tjera në fazën play-off.
Për t’u përmendur është fakti që Gjermania nuk di për humbje në 47 ndeshjet e fundit kur bëhet fjalë për ndeshjet kualifikuese drejt Botërorëve. Humbja e fundit e Gjermanisë në eliminatore drejt kampionateve botërore daton në vitin e largët 1934.
Në dy ndeshjet tjera të grupit, Republika Çeke triumfoi 1-2 ndaj Azerbejxhanit, kurse Norvegjia e mposhti 0-8 San Marinon, për ta kompletuar kështu xhiron e nëntë të grupit C.