GRUPI F: ANGLI - SLLOVENI

Harry Kane siguron ‘biletën’ e Anglisë
5 October, 2017 @22:46
Formën e mirë me Tottenhamin, Harry Kane e ka vazhduar edhe me kombëtaren angleze. Kane shënoi një gol në minutën e 4’ shtesë të ndeshjes, me Anglinë që nuk e gjente golin deri në atë moment dhe kështu Anglia e ka siguroi vendin e parë në grup dhe kualifikimin për në Botërorin e Rusisë.
Në ndeshjet e tjera të Grupit F, Skocia shënoi një fitore të madhe ndaj Sllovakisë, fitore e cila i ngrit skocezët në vendin e dytë, ndërsa takimi tjetër mes Maltës dhe Lituanisë u mbyll 1-1. Me vendin e parë që tashmë i takon anglezëve, vendi i dytë do të diskutohet në xhiron e fundit të grupeve mes Sllovenisë, Skocisë dhe Sllovakisë.