EDHE 2 VJET

Irlanda vazhdon me O’Neillin për EURO 2020
6 October, 2017 @12:35
Dy ndeshje pa përfunduar kampanja kualifikuese për Kampionatin Botëror “Rusia 2018” Irlanda ia ka vazhduar kontratën selektori të saj, Martin O’Neill.
Irlanda sonte (20e45) ndeshet me Molldavinë në kuadër të kualifikimeve dhe në ndeshjen e fundit udhëton në Uells, për të përcaktuar nëse merr biletën direkte për Botëror, barazh ose eliminim.
TABELA AKTUALE DREJT RUSIA 2018
Por kjo nuk i ka vënë në dyshim drejtuesit e Federatës së këtij vendi lidhur me punën e O’Neillit, të cilit ia vazhduan kontratën deri në fund të kualifikimeve për EURO 2020.