TIFO

Foto: TKZ/Facebook
Tifozat Kuq e Zi arrijnë në Alicante
6 October, 2017 @9:36
Përkrahësit më të mëdhenjë të kombëtares shqiptare në futboll, Tifozat Kuq e Zi, me postimet e tyre në rrjetet sociale dje kanë paralajmëruar arritjen në Spanjë, saktësisht në Alicante, ku do të zhvillohet ndeshja kualifikuese për Kampionatin Botëror “Rusia 2018” ndaj Spanjës sonte.
Në stadiumin Jose Rico Perez pritet të jenë qindra kuqezinjë në tribuna, ndërsa grupe të ndryshme nga Zvicra e Gjermania veçse kanë arritur dje në Alicante.
Spanja kishte mposhtur Shqipërinë në Shkodër, 2-0, ndërsa tash me një fitore ndaj kuqezinjëve, spanjollët do të siguronon kualifikimin në Botërorin e radhës.
Shqipëria është aktualisht në vend të tretë të klasifikimit dhe i ka dy ndeshjet më të vështira të mundshme tash, pasi që pas Spanjës, vjen Italia.