JOSEF HEYNCKES

Bayern zyrtarizon Heynckesin
6 October, 2017 @15:53
Kampioni i shumëfishtë i Gjermanisë, Bayern Munchen, para disa minutave edhe zyrarisht njoftoi se ka arritur marrëveshje me ish-trajnerin e ekipit, Jupp Heynckes (73 vjeç), për të drejtuar ekipin deri në fund të stinorit.
Javën që shkoi, Bayern largoi trajnerin e deritashëm të ekipit Carlo Ancelotti, ndërsa vendin e tij u përfolën se do ta zënë emra si: Jurgen Klopp, Tomas Tuchel por edhe Luis Enrique.
Duket se asnjëri nuk ka pranuar kontratë afatshkurtër me bavarezët, pasi që këta të fundit rikthyen Heynckesin legjendar te ekipi, me të cilin kishin fituar Ligën e Kampionëve për herë të fundit. Heynckes do të udhëheq Bayernin deri në fund të stinorit 2017/18.