FILLIM GURAZIU

Fillim Guraziu me top/ Foto: arkiv
2 ndeshje suspendim për fyerje
6 October, 2017 @13:20
Futbollisti i KF Ferizajit që garon në Ligë të Parë të Kosovës, Fillim Guraziu, është suspenduar me 2 ndeshje moslojë në të gjitha garat e organizuara nga FFK nga Komisioni Disiplinor i FFK-së.
“FILLIM GURAZIU; lojtar i klubit të futbollit “FERIZAJ“ nga Ferizaj me numër të fanelës sportive 5 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të ID kartelës; 00298M84, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave nga mbledhja e datës 03.10.2017, për ndëshkim me karton të kuq (fyerje drejtuar gjyqtarit kryesor) në ndeshjen e javës VIII, të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; KEK – FERIZAJ e zhvilluar me datë 30.09.2017 në stadiumin “Agron Rama“ në Obiliq (raportet e zyrtarëve dhe deklarata e lojtarit të përjashtuar Fillim Guraziu); DËNOHET: Me ndalesë loje për; 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores disiplinore neni 42 paragrafi 1 pika 1.” - është shkruar në njoftimin e FFK-së botuar sot.
Kështu, Guraziu, që ka përvojë të madhe nga Superliga do t’i mungojë Ferizajit në përballje ndaj Kikës si vendas dhe Hajvalisë si mysafir.