Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DRENICA - FLAMURTARI

Fitore e madhe e Flamurtarit në Skenderaj

Fitore e madhe e Flamurtarit në Skenderaj


20 June, 2020 @18:58

Një fitore me vlerë shumë të madhe e ka shënuar sot skuadra e Flamurtarit.

Kuqezinjtë e kryqytetit sot triumfuan me rezultat 1-2 [Alban Shillova 90p - Shend Kelmendi 40, Ademi Maliqi 64] ndaj Drenicës në Skenderaj, për t’i arkëtuar kështu 3 pikë shumë të vlefshme në luftën për mbijetesë, sidomos kur dihet që në fund të sezonit katër skuadra të Superligës bien direkt në Ligën e Parë.

TABELA AKTUALE

Seria e golave në këtë përballje u hap nga Shend Kelmendi i prishtinasve në minutën e 40’, kurse për 0-2 u përkujdes Adem Maliqi në minutën e 64’. Tre minuta para golit të dytë, gjërat ishin lehtësuar paksa për Flamurtarin, me Edon Pasomën e vendasve që u përjashtua nga loja me karton të kuq.

Në vazhdim të ndeshjes. e tëra çfarë bëri Drenica ishte ngushtimi i rezultatit përmes Alban Shillovës, i cili shënoi nga pika e bardhë në minutën e 93’ të ndeshjes, duke bërë kështu që ndeshja të mbyllet me rezultatin final 1-2.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga