Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LIVERPOOL 0-1 INTER

Fitore e pamjaftueshme për Interin, Liverpooli çerekfinalist

Fitore e pamjaftueshme për Interin, Liverpooli çerekfinalist


8 March, 2022 @23:03

Inter ka arritur të bëhet ekipi i parë që e mposhtë Liverpoolin në Anfield Road këtë stinor, gjithashtu nerazzurrët janë bërë ekipi i parë që mposhtin të kuqtë e Jurgen Kloppit në Ligë të Kampionëve — por kjo nuk ka mjaftuar për çerekfinale të Ligës së Kampionëve!

Liverpool kishte fituar ndeshjen e parë në Giuseppe Meazza 0-2, ndërsa Inter fitoi në Anfield 0-1 [Lautaro 61] — pamjaftueshëm për kualifikim.

Një ndeshje mjaft e mirë u zhvillua, me raste (tri shtylla nga Liverpool) dhe me luftime në secilën pjesë të fushës, veçanërisht pas golit të bukur të Lautaros për epërsinë e italianëve, por gjithçka u prish me kartonin e kuq të Alexis Sanchezit (dy të verdha 45’ dhe 63’) kur ata mbetën me 10 lojtarë në fushë.

Kjo i çoi ujë në mulli të Liverpoolit dhe përkundër dëshirës së madhe Inter nuk arriti më shumë.

Liverpool kalon në çerekfinale të garës.


 
Të gjitha lajmet nga Champions League