NË PRIZREN
Fitore e vështirë e Lirisë ndaj Dritës
20 March, 2016 @15:25
Liria ka dalë me fitore nga përballja e vështirë ndaj Dritës sot në Prizren. Njeriu që vendosi ndeshjen ishte i riu Blendi Memaj që shënoi në portën e mysafirëve 8 minuta pa përfunduar ndeshja.
Në përgjithësi gjatë ndeshjes nuk ka pasur raste të shumta derisa dy skuadrat ishin të ekuilibruara në kërkim të golit, hiç një rast të Lirisë kur Robert Gjeraj godet shtyllën e mysafirëve në pjesë të parë.
Robert Gjeraj në pjesë të parë u lëndua në kokë pas një dueli dhe me ambulancë u largua nga stadiumi.
Në fund, Liria arrin 28 pikëshin me këtë fitore, ndërsa Drita bie në zonë të rrezikshme me 24 pikë.