FC PRISHTINA
Komuna e Prishtinës, për rimëkëmbje të FC Prishtinës
20 March, 2016 @11:33
Gjendja e vështirë në skuadrën e futbollit Prishtina, nuk po e lë të qetë as kryetarin e komunës së Prishtinës, Shpend Ahmetin.
Ahmeti me anë të një postimi sot në Facebook, ka bërë të ditur se do të inicohet një analizë e gjendjes dhe do të fillohen diskutimet me drejtuesit e klubit dhe të tjerët për një plan afatgjatë të rimëkëmbjes së klubit, derisa në të njëjtëna kohë ka përgëzuar skuadrën tjetër nga kryeqyteti, Hajvalinë, e cila po lufton për titull në Superligë.
“Dy skuadra të Prishtinës garojnë në Superligë në futboll. Hajvalia e cila po lufton për titull dhe Prishtina e cila po lufton për të mbetur në ligë.
Përderisa Hajvalinë e përgëzojmë për sukses, nuk kemi si të mos brengosemi për situaten në të cilën ndodhet KF Prishtina. Në prag të anëtarësimit të Kosovës në UEFA, klubi më i suksesshëm Kosovar, i privatizuar para ca viteve, lere që nuk ka gjasa për të garuar në Evropë, por po rrezikon mbetjen në Superligë.
Ne do të inicojmë një analizë të gjendjes dhe do të fillojme diskutimet edhe me drejtuesit e klubit dhe me të tjerët për një plan afatgjatë të rimëkëmbjes se klubit tonë. Ky plan është i domosdoshëm ashtu sic janë edhe investimet,” ka shkruar Ahmeti në Facebook.
Pas 21 xhirove të zhvilluara në Superligë, Prishtina gjendet në vendin e tretë nga fundi, pozitë kjo e cila në fund të stinorit do ta detyronte ekipin bardhekaltër të luajë ndeshje Play-outi për të siguruar mbijetesën.
Dy skuadra të Prishtinës garojnë në Superligë në futboll. Hajvalia e cila po lufton për titull dhe Prishtina e cila po…
Posted by Shpend A. Ahmeti on Sunday, 20 March 2016