Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VUSHTRRIA 3-1 VJOSA

Fitore e vonshme për të mbajtur shpresat për Superligë

Fitore e vonshme për të mbajtur shpresat për Superligë


9 November, 2022 @21:41

Deri në 5 minutat e fundit të ndeshjes pritej që dueli mes Vushtrrisë e Vjosës të shkonte me barazim deri në fund, për shkak të mungesës së akcioneve konkrete dhe mos arritjes së lojtarëve që të konkretizonin rastet.

Brenda 22 minutave të para të lojës, ekipi i Alban Dragushës kishte avancuar, ndërsa ai i Erdin Hashanit barazoi shpejt dhe dukej se gjithcka shkonte drejt ndarjes së pikëve.

Por, 2 minuta para fundit të kohës së rregullt të ndeshjes në skenë doli Edon Pasoma. Mbrojtësi shënoi për avantazh dhe ri-këndelljen e atmosferës në Ferki Aliu, ndërsa kur shtimjanët u turrën për të barazuar, ka qenë përvoja e Daut Maxhunit që vendosi përfundimtaren në minutën e fundit të kohës shtesë, Vushtrria 3-1 Vjosa [Taulant Avdyli 13, Edon Pasoma 88, Daut Maxhuni 90+5 - Albion Kozmaqi 22].

Vushtrria kështu mbyllë vjeshtën në pozitë të tretë të Ligës së Parë Grupi B me 26 pikë nga 14 ndeshje, ndërsa Vjosa që po debuton aty këtë stinor, kryen vjeshtën në pozitë të pestë me 20 pikë nga 14 ndeshje.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë