LIRIA 1-0 PHOENIX

Fitore minimale, e para e pranverës për Lirinë
26 February, 2022 @15:37
Përballja ndërmjet Lirisë dhe Phoenixit e zhvilluar në Përparim Thaçi sot ka përfunduar me fitoren e prizrenasve, Liria 1-0 Phoenix [Liridon Fetahaj 33’p.].
Kjo ka qenë fitorja e parë e ekipit të Lirisë nën drejtimin e trajnerit të ri të skuadrës Granit Begolli, që mori timonin e bardhezinjëve në janar të këtij viti.
Liria shënoi golin në pjesë të parë të ndeshjes, kur Liridon Fetahaj konkretizoi penalltinë e fituar të vendasve dhe arriti të ruante epërsinë deri në fund për të marrë tri pikët e para të pjesës pranverore të stinorit, pas humbjes befasuese nga Besa në xhiron e kaluar.
TABELA AKTUALE E LIGËS SË PARË A
Me këtë fitore, Liria i bashkohet skuadrave që kanë nga 22 pikë në Ligë të Parë Grupi A dhe mbetet ende në garë për pozitën e dytë, që siguron barazh për Superligë.
Në anën tjetër Phoenixi nuk ka nisur mirë stinorin sa i përket rezultateve të arritura, pasi që pas humbjes nga Rahoveci në xhiron e shkuar, tashmë ka rreshtuar edhe të dytën në pranverë, ndaj Lirisë sot.
Gjithsesi me kapitalin e krijuar nga pjesa e parë e stinorit Phoenixi qëndron mirë me pikë, por luftë e madhe pritet të jetë në vazhdim të stinorit në Grupin A të Ligës së Parë, pasi që pos liderit Trepca’89 - të gjitha skuadrat tjera thuajse janë të njëjta në forcë.