ISTOGU - VËLLAZNIMI

Foto: FC Istogu / FB
Fitore në ndeshjen e fundit, Vëllaznimi përfundon në vendin e tretë
14 May, 2022 @17:00
Në vendin e tretë të Grupit A e ka mbyllur këtë sezon të Ligës së Parë skuadra e Vëllaznimit.
Gjakovarët në xhiron e fundit të sezonit e mposhtën 0-3 (Donati Toma 43’ 71’, Nikson Memaj 85’) Istogun dhe rrjedhimisht e mbyllën sezonin me 38 pikë të tubuara.
Ndeshja kaloi me rrjeta të paprekura deri pak para fundit të pjesës së parë, kur Donati Toma i Vëllaznimit shënoi për 0-1 rreth minutës së 43’, për ta dërguar skuadrën e tij në pushim me epërsi.
TABELA PËRFUNDIMTARE E SEZONIT 2021/2022
Në pjesën e dytë, gjakovarët shënuan edhe dy herë dhe e mbyllën takimin me fitore bindëse 0-3.
Kështu, Vëllaznimi e mbyllë sezonin në vendin e tretë të Grupit A në Ligën e Parë, ndërkohë që Istogu e mbyllë në vendin e shtatë të këtij grupi. Të dyja këto dy skuadra do të jenë përsëri pjesë e Ligës së Parë sezonin tjetër.