DAY 5 @ FIBA WC CHINA 2019
Fitore në sekondat e fundit, dhe në vazhdime
4 September, 2019 @13:53
Vazhdon drama në Botërorin që po zhvillohet në Kinë.
Porto-Riko - Tunisi
Porto-Rikoja shënoi fitore në fund të ndeshjes duke shënuar në fund Gary Browne, kundër Tunisit, ku pas shënimit ndeshja përfundoi me rezultat 67-64.
Basketbollisti më efikas te Porto-Rikoja ishte Renaldo Balkman duke realizuar 14 pikë dhe 9 kërcime, ndërsa tek afrikanët Omara Abada u veçua, duke realizuar 14 pikë dhe 6 rrëmbime të topit. Me këtë fitore Porto-Rikoja siguroi kualifikimin në raundin e radhës në Botëror.
Angola - Filipinet
Edhe ndeshja e Grupit D, ishte mjaft dramatike deri në fund, kur Angola arriti që të mposhtë Filipinet, në vazhdime me rezultat 84-81.
Pikëshënuesi më i mirë tek afrikanët ishte Valdelicio Joaquim i cili shënoi 20 pikë, derisa double-double i Andray Blatche me 23 pikë dhe 12 kërcime, nuk ishte i mjaftueshëm për fitoren e filipinasve.
Në ndeshjet tjerat të ditës, pa befasi Polonia arriti që të mposhtë Bregun e Filldishtë me rezultat 80-63, duke i kompletuar 3 fitore në po aq ndeshje të luajtura.
Për polakët lojtari më efikas ishte Adam Waczynski me 16 pikë dhe 6 asistime, kurse për fildishët pikëshënuesi më i mirë ishte Charles Abouo me 23 pikë.
Korea e Jugut - Nigeria
Nigeria me lehtësi arriti fitorën e parë në grupe duke fituar me rezultat 108-66 kundër Koresë së Jugut.
Basketbollisti Michael Eric me 17 pikë dhe 9 kërcime ishte më i miri tek fituesit, derisa tek koreanët basketbollisti i natyralizuar Guna Ra u dallua me double-double prej 18 pikëve dhe 11 kërcimeve.