MAN UTD - BRIGHTON

Fitore portugeze për rikthim në TOP 4
15 February, 2022 @23:25
Manchester United ka arritur të kthehet në katërshen kryesore të Premier Ligës, pasi që mposhti jo lehtë skuadrën e Brightonit. Borozani.com
Dyshja portugeze e ekipit, Cristiano Ronaldo dhe Bruno Fernandes kanë shënuar golat për fitoren 2-0 [Ronaldo 51, Bruno 90+7] e ekipit të Ralf Rangnickut, që ka ardhur pas dy barazimeve të papritura për djajtë e kuq në Premiership.
Me fitore, United ka kaluar në vendin e katër, duke arritur 43 pikë, dy më shumë sesa West Ham United që ra në të pestin vend me 41 pikë.