Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VLLAZNIA FITON PËRSËRI!

Fitorja e dytë radhazi në shtëpi për Vllazninë

Foto: I. Osmani > > > via ErdinHashani/ fb

Fitorja e dytë radhazi në shtëpi për Vllazninë


30 April, 2023 @21:22

Pas pjesës së parë pa gola të shënuara, në pjesë të dytë Vllaznia ka arritur që të shënojë dy herë në portën e Ramiz Sadikut për të fituar ndeshjen, Vllaznia 2-0 Ramiz Sadiku [Jurgen Gjini, Selim Halabaku].

Kjo fitore ka qenë jashtëzakonisht e rëndësishme për ekipin që po drejtohet nga Erdin Hashani, ndërsa kanë ikur për edhe një hap nga pjesa e fundit e renditjes tabelare, duke forcuar vendin e tetë me 21 pikë nga 24 ndeshje, 3 më shumë sesa dy vendet e nën ta, 2 Korriku e Arbëria e fundit.

Ramiz Sadiku në anën tjetër ka 25 pikë dhe tre xhiro para fundit të stinorit duket të jetë rehat, edhe pse matematikisht i duhet së paku edhe një fitore për mbijetesë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë