HAJVALIA-GJILANI
Fitorja e parë pranverore e Gjilanit
11 March, 2017 @15:23
Pas dy barazimeve dhe një disfate, skuadra e Arbnor Morinës, Gjilani, ka dalë triumfues ndaj Hajvalisë sot si mysafir për të regjistruar fitoren e parë të pjesës pranverore të Superligës.
Përkundër se Hajvalia po luan me shumicë juniorësh në ekip, lojtarët e saj kanë treguar luftë të vërtetë dhe Gjilani aspak nuk e ka pasur lehtë 3 pikëshin e parë në pranverë.
Berat Ahmeti ua dha epërsinë mysafirëve, ndërsa pas barazimit me anë të Muhamet Pajazitit, Gjilani ka arritur krejt në fund të ndeshjes përmes Ergon Hysenit që të sigurojë fitoren, 1-2.
Këto tre pikë mbajnë Gjilanin në mes të tabelës me 30 pikë, derisa Hajvalia vazhdon me rezultate negative.