TURQIA - HOLANDA
Fitore historike e Turqisë ndaj Holandës
24 March, 2021 @20:21
Skuadra e Turqisë i nisi kualifikimet për Botërorin 2022 në mënyrën më të mirë.
Turqia e mposhti Holandën me rezultat 4-2.
Burak Yilmaz shënoi golin e parë në minutën e 15’, derisa në minutën e 34’ dyfishoi epërsinë nga penalltia.
Me të filluar pjesa e dytë, Hakan Calhanoglu e trefishoi epërsinë me një gol nga distanca.
Holanda me 2 gola të shpejt të Davy Klaassen 75’ dhe Luuk de Jong 76’ e ngushtoi epërsinë, por Burak Yilmaz e kompletoi hat-trickun me një super gol nga gjuajtja e lirë në minutën e 81’.
Në minutat shtesë të ndeshjes, Memphis Depay dështoi nga penalltia, të cilën e priti portieri Ugurcan Cakir.
Kombëtarja e Turqisë, për herë të parë në historinë e saj ka shënuar 4 gola në një ndeshje ndaj Holandës.
Turqia ndeshjen e dytë do ta luajë me Norvegjinë më 27 mars, kurse më 30 mars e pret Letoninë. Holanda më 27 mars përballet me Letoninë, derisa më 30 mars me Gjibraltarin.