Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PARAQITET ZIDANE

Fjalët e para të trajnerit Zidane

Fjalët e para të trajnerit Zidane


4 January, 2016 @20:24

Me një setre të kaltër, ku vërehen vijat e holla vertikale e horizontale të lehta, Zinedine Zidane, është paraqitur në konferencë për shtyp para mediave si trajner i ri i Real Madridit. 

Duke iu bashkangjitur Florentino Perezit afër mikrofonit, ai ka thënë se është më i emocionuar sot, sesa kur u bë pjesë e ekipit si lojtar. 

“Kjo është një ditë shumë e rëndësishme për mua,” ka thënë Zidane. 

A do të jetë El Clasicoja kështu? Zidane duke u grindur me Luis Enriquen në El Clasico dikur…
A do të jetë El Clasicoja kështu? Zidane duke u grindur me Luis Enriquen në El Clasico dikur…

“Jam më i emocionuar sot sesa që kam qenë në ditën kur u transferova këtu si lojtar,” ka shtuar francezi 43 vjeçar. 

Zidane do të merr drejtimin e Real Madridit nga Rafael Benitezi i shkarkuar sot. Francezi deri më tani ka punuar në ekipin e dytë të Real Madridit. 

“Do të punojë me mish e shpirt për të arritur sukses në këtë detyrë dhe do të luftojmë si ekip për çdo trofe që jemi në garë,” ka shtuar ai. 

Statistikat e Zidaneit si trajner i Real Madrid B; 26 fitore, 17 barazime, 14 humbje;
Statistikat e Zidaneit si trajner i Real Madrid B; 26 fitore, 17 barazime, 14 humbje;
Rafa Benitez ka regjistruar vetëm 3 humbje me Real Madridin në 25 ndeshje zyrtare dhe ka pasur 17 fitore e 5 barazime - por kjo nuk ka ndikuar fare te Perezi, që tashmë është emëruar si ‘masakrues’ i trajnerëve të njohur.

Video

Zidane vs Enrique

A do të ndezet El Clasicoja?



 
Të gjitha lajmet nga