VITIA - 2 KORRIKU

Foto .FC 2 Korriku
Flamur Bajrami vendimtar, 2 Korriku mposhtë Vitinë
19 February, 2022 @15:13
Falë një goli të shënuar në pjesën e dytë, 2 Korriku është kthyer me pikë të plota nga udhëtimi në Viti.
Skuadra prishtinase e mposhti 0-1 Vitinë, e vendimtar në këtë fitore ishte futbollisti Flamur Bajrami, i cili realizoi në minutën e 76’ të ndeshjes.
Kjo fitore bën që 2 Korriku të jetë tri pikë larg liderit të Grupit B në Ligën e Parë, kurse Vitia e rrezikon seriozisht rënien në Ligën e Dytë.
Xhiron e ardhshme, Vitia luan si mysafire e Ferizajit, kurse 2 Korriku e pret në shtëpi Kikën nga Hogoshti.