Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

2 KORRIKU 0-3 FLAMURTARI

Flamurtari i kthehet fitores, duke triumfuar në derbin lokal

Fotot: KFFlamurtari/fb

Flamurtari i kthehet fitores, duke triumfuar në derbin lokal


1 October, 2022 @19:31

Ditën e parë të muajit Tetor, 2 Korriku dhe Flamurtari janë përballur në kuadër të xhiros së shtatë të Viva Fresh Ligës së Parë të futbollit vendor.

Flamurtari i është kthyer fitores pas humbjes nga Ulpiana në xhiron e kaluar të Ligës së Parë B. Kuqezinjtë e kryeqytetit kanë mposhtur rivalin lokal si mysafir, bindshëm.

“Verdhebluve” të kryeqytetit, siç duket, nuk iu ka mjaftuar as pushimi i ndeshjeve të kombëtareve për t’u këndellur, gjë e cila u vërtetua sot me paraqitjen e bërë kundër rivalëve lokalë, nga e cila vështirë ishte të shihje sado pak momente pozitive të skuadrës që vjen nga Arbëria.

Flamurtari XI

Tre gola për hiç më pak se gjashtëmbëdhjetë minuta ia dhanë triumfin e dytë në këtë kampionat skuadrës tjetër kryeqytetase, asaj të Flamurtarit, e cila sot tregoi ndeshje shumë të mirë dhe me plot meritë mori fitoren nga stadiumi i 2 Korrikut, e për të cilën u paraqitën plot katër ish-futbollistë të 2 Korrikut.

Ish-i i 2 Korrikut, Zoungrana (3’), Memaj (11’) dhe Aliu (16’) ishin golashënuesit për skuadrën e udhëhequr nga trajneri Visoka, të cilët me këta gola të shpejtë, mbyllën listën e realizatorëve, për t’i lënë vend një ndeshjeje aspak interesante në vijim, nga e cila krejt çka mund të veçohet për të besuarit e Besim Ademit, që kërkonin të paktën një gol nderi, ishte goditja e bukur nga gjuajtja e lirë e mesfushorit Jetullahu në pjesën e parë, e cila u dëbua nga portieri i “kuqezinjëve”, Behluli. Ndërsa, në anën tjetër, për dallim nga skuadra vendëse, për mysafirët ishin edhe disa raste tjera të mira shënimi, të cilat u arritën përmes kundërsulmeve, mirëpo të cilave iu doli ballë portieri Ajeti, i cili arriti t’i ndalë Aliun e Memajn si dhe ta mohoi thellimin e rezultatit, i cili mbeti i pandryshuar që nga pjesa e parë e deri në përfundim.

Flamurtari vs 2 Korriku

Për skuadrën “verdheblu”, kjo humbje e vazhdon serinë e rezultateve negative, ndërsa mbetet ende e paarritur fitorja e parë në këtë edicion, të cilën skuadra do të tentoj ta gjej në ballafaqimin e ardhshëm që do ta ketë në Lipjan, vend në të cilin do të shkoj si mysafir i skuadrës nga Dobraja, Arbërisë.

2Korriku 0-3 Flamutari [Abdoul Razack 3, Nikson Memaj 11, Altin Aliu 15]



i:

Viva Fresh Liga e Parë; Java e Shtatë

2 Korriku – Flamurtari 0:3 (0:3 pas pjesës së parë)

Gjyqtarët: Qëndrim Vata, Arsim Sadiku, Alban Hesati

Delegat i ndeshjes: Dervish Haxhijaj

Vëzhgues i gjyqtarëve: Besfort Kasumi

Formacioni startues i 2 Korrikut: A. Ajeti, R. Jashari, Y. Prekopuca (M. Hyseni 72’), A. Shahini, V. Ibrahimi (M. Avdiu 46’), A. Oruqi (kap.)(B. Shala 72’), A. Bllaca, Sh. Aliti (A. Beqiri 46’), P. Osmani, L. Jetullahu, G. Latifi (E. Musolli 77’). Kryetrajner: Besim Ademi.

Formacioni startues i Flamurtarit: L. Behluli, V. Kuka, D. Jashari, L. Rama, Q. Ismajli (A. Krasniqi 81’), K. Hasanaj (kap.)(A. Shaljani 81’), R. Gashi (A. Zeqiri 61’), Rr. Rogova (D. Ymeri 69’), A. Aliu, N. Memaj, A. R. B. Zoungrana (V. Ademi 81’). Kryetrajner: Megzon Visoka.

 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë