Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TRANSFER

Flamurtari me 4 përforcime nga jashtë

Flamurtari me 4 përforcime nga jashtë


3 July, 2017 @20:45

Skuadra e inkuadruar në Superligë, Flamurtari, ka bërë goditje të madhe duke u përforcuar me katër futbollistë menjëherë.

Kuqezinjtë nga Prishtina kanë transferuar futbollistin Antonio Fischer nga Gjermania, Davide Rostiere nga Zvicra, Simo Goranovic nga Mali i Zi dhe sulmuesin Adrijan Qavolli nga Maqedonia.

Katërshja është prezentuar sot para mediave me anë të një konference të përbashkët për shtyp.

Së bashku me futbollistët e rinj, është prezentuar edhe trajneri i ri i skuadrës, Agron Selmani, i cili ishte zyrtarizuar ditë më parë.

Selmani tha se do të jap më të mirën nga vetja për të arritur Flamurtari deri te sukseset, derisa shtoi se janë duke punuar për t’i siguruar edhe shërbimet e 2-3 futbollistëve nga skuadrat e Superligës.


 
Të gjitha lajmet nga