Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PRISHTINË

Flamurtari nis konsolidimin për stinorin 23/24

Flamurtari nis konsolidimin për stinorin 23/24


24 June, 2023 @17:51

Ekipi i Flamurtarit të Prishtinës, një ditë pasi që zyrtarizoi trajnerin Liridon Leci në krye të shtabit teknik, ka nisur të konsolidojë ekipin e futbollistëve, ashtu që të nis përgatitjet sa më mirë për stinorin që vjen.

Kuqezinjtë nga Prishtina së pari kanë bërë të ditur se kanë nënshkruar me të talentuarit Arianit Krasniqi, Ardian Shaljani dhe Andi Thaqi, ndërsa këta nënshkruan para drejtorit të ekipit, Armend Ademi.

Granit Rugova @ Flamurtari jun2023

Pas kësaj, Flamurtari, që gjithashtu u vizitua nga drejtori për sport i KK të Prishtinës Granit Rugova bëri të ditur se ka vazhduar marrëveshjen edhe me Korab Hasanin, që firmosi sot.

Gjithashtu, ekipi hodhi njoftimin për aktivizimin e shkollës së futbollit, ku ka ftuar fëmijët që të ndjekin shkollën e klubit, ashtu që të kenë mundësinë për paraqitje në ekipet zinxhir, prej U-9 deri në U-17 të kuqezinjëve.◼️


 
Të gjitha lajmet nga