Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PJESA E DYTË - ME GOLA

Flamurtari vulos fitoren, në minutat e fundit të ndeshjes

Pamje nga ndeshja e sotme/ Foto: FCVjosa/ fb

Flamurtari vulos fitoren, në minutat e fundit të ndeshjes


13 May, 2023 @23:56

Flamurtari po vazhdon të ndjek pozitën e tretë të renditjes tabelare në Ligën e Parë Grupi B, pasi që sot mposhti Vjosën në “Xhemajl Ibishi”, Flamurtari 3-1 Vjosa [n.n. 46, 48, 90 - Albion Shurdhiqi 50].

Pas pjesës së parë të kaluar pa gola, Flamurtari e nisi rrëmbyeshëm pjesën e dytë duke shënuar dy herë. Por, Vjosa shpejt uli epërsinë dhe ndoqi me posedim e raste deri në fund barazimin. Mirëpo, krejt në fund një kundërsulm dhe një faul i shkaktuar para zonës, bëri që vendasit të vulosin fitoren.

Me fitore, Flamurtari i katërti në renditje, ka 42 pikë, 1 më pak se Vushtrria e treta, ndërsa në xhiron e fundit i shkon në konak Kikës. Vjosa në anën tjetër që sivjet erdhi në Ligë të Parë prej Ligës së Dytë, ësht e pesta me 40 pikë, ndërsa stinorin e mbyll ndaj Vllaznisë në shtëpi.

 


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë