Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

REPREZENTUESI I KOSOVËS

Florent Muslija prezantohet te ekipi i tij i ri

Florent Muslija (10) me fanellën e Kosovës, duke u bërë gati për krosim/ TOPSPORTI/ A. Paçarizi

Florent Muslija prezantohet te ekipi i tij i ri


2 January, 2022 @17:36

Futbollisti i reprezentacionit të Kosovës, Florent Muslija, është zyrtarizuar sot si lojtar i ri i ekipit që garon në Bundesliga 2, Paderborn.

Sipas njoftimit të faqes zyrtare të Paderbornit, Muslija 23-vjeçar, të cilit i përfundoi kontrata me Hannoverin ka nënshkruar me klubin e tij të ri kontratë deri më 30 qershor të vitit të ardhshëm, 2023.

Drejtori sportiv i klubit të Paderbornit, Fabian Wohlgemuth, ka thënë se është i lumtur që Florenti do të jetë pjesë e ekipit, ndërsa ka theksuar se përvoja e tij nga Bundesliga dhe Bundesliga 2 - do t’i ndihmojë skuadrës.

“Ai është me përvojë nga Bundesliga dhe Bundesliga 2. Kreativiteti i tij rrit mundësitë për skuadrën tonë. Jam tejet i lumtur që Florent Muslija i është bashkuar Paderbornit,” ka thënë ai.

Ndërkaq, mesfushori i Kosovës në një prononcim të shkurtë, botuar në llogarinë e Facebookut të skuadrës së re, ka prezantuar veten si lojtar i ri Paderbornit.

Muslija përndryshe është paraqitur gjashtë herë në lojë me Kosovën dhe nuk ka shënuar ende gol në ndeshje zyrtare. Në total, ai ka 99 minuta të ndeshjeve zyrtare të luajtura për Dardanët. Përndryshe Paderborn është në mes të tabelës në Bundesliga 2, pozita e nëntë, dhe ka 27 pikë, 9 më pak se kryesuesi St Pauli. Skuadra e Paderbornit drejtohet nga trajneri gjerman, Lukas Kwasniok.


 
Të gjitha lajmet nga Bundesliga