LIRIA
Florent Osmani largohet nga Liria
18 June, 2017 @19:15
Përmes një konfirmimi për ‘koha.mk’, futbollisti Florent Osmani e konfirmoi largimin e tij nga Liria e Prizrenit.
Osmani kaloi gjithsej 6 muaj te Liria, ndërsa për ‘koha.mk’ ai deklaroi që kaloi një kohë të mirë te skuadra prizrenase si dhe i falënderoi tifozët dhe kryesinë. Sa i përket të ardhmes së tij, Osmani tha që i ka 2 oferta, mirëpo diçka më tepër nuk u bë publike.
Përveç Osmanit, nga Liria ditë më parë u largua edhe Liridon Fetahaj, derisa u transferua Granit Arifaj.