MIQËSORE
Trepça ‘89 mposhtet nga Osijeku
17 June, 2017 @20:07
Kampionja e re e Kosovës, Trepça ‘89, ka pësuar humbje në ndeshjen miqësore ndaj skuadrës Osijek, e cila garon në elitën e futbollit kroat.
Minatorët, të cilët kalojnë fazën përgatitore në Maribor të Sllovenisë, u mposhtën me rezultat minimal, 1-0, nga Osijeku.
Në këtë ndeshje për Trepçën ‘89 nuk u paraqitën 6 futbollistë, ndërsa pavarësisht kësaj ekipi tregoi lojë të mirë
Kjo ishte ndeshja e dytë miqësore për ‘89-shin, pasi më parë kishte barazuar me skuadrën sllovake, Ruzemberko.
Ndeshjen e radhës miqësore Trepça ‘89 do ta zhvillojë më 19 qershor nga ora 17:30 ndaj skuadrës Astra.