ISMET MUNISHI
Munishi kthehet në Gjakovë, si trajner
16 June, 2017 @22:55
Trajneri i cili katër stinorë më parë u bë kampion me Kosovën e Vushtrrisë, Ismet Munishi, sot është zyrtarizuar si trajner i ri i Vëllaznimit.
Kuqezinjtë e Gjakovës, të rikthyer në elitë të futbollit kosovar këtë stinor duke përfunduar në vend të dytë të Ligës së Parë, kanë zyrtarizuar pak më parë Munishin, pasi që Arsim Gojani, trajner i deritashëm i ekipit gjakovar, u largua nga detyra e tij.
Munishi, së fundi ka qenë trajner i Dritës së Gjilanit në Superligë të Kosovës. Derisa ishte futbollist aktiv, ai ka djersitur edhe fanellën e Vëllaznimit dhe është shumë i respektuar në Gjakovë.