TE SHKËNDIJA
Treshja bëhet me kontrata profesionale
Teksti: kfshkendija.com
16 June, 2017 @15:33
Sulmuesi anësor Ilas Çilafi nga shkolla e futbollit Shkëndija, si dhe portierët Bekim Rexhepi e Artan Iljazi kanë firmosur kontrata profesionale me “kuqezinjtë”.
Shkëndija mendon seriozisht për të ardhmen dhe në këtë drejtim siguron firmën e tre talentave të ri.
Në përgatitje e sipër të skuadrës për përfaqësimim në eliminatoret e Liga Evropës, si dhe për sezonin e rradhës, “kuqezinjtë” firmosin me tre emra premtues, Çilafi, Rexhepi dhe Iljazi.