MESAZHI
Forma e kuqezinjëve para Armenisë, premtuese
16 February, 2015 @15:25
Trajneri i kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi, me siguri i ka shikuar me kënaqësi performancat e disa futbollistëve kuqezi këtë fundjavë.
Impresionuese
Alban Meha, me super gol nga gjuajtja e lirë për Paderborn, Elseid Hysaj me asistim te Empoli, Shkëlzen Gashi i pandalshëm me gola te Baseli, Etrit Berisha në formacionin e javës të Serie A pas mbrojtjeve në fitoren e Lazios, Sokol Cikalleshi standard te Spliti, derisa ditë më parë edhe Bekim Balaj shënoi për Rijekën, Odise Roshi përsëri me gol të fitores për Frankfurtin - janë vetëm disa nga arritjet e futbollistëve që po tregojnë formë të mirë, 40 ditë para ndeshjes së madhe që e pret Shqipërinë, ndaj Armenisë.
Siklet i lezetshëm
Elbasan Arena do të jetë e stërmbushur atë ditë, derisa De Biasi do të jetë në siklet për të vendosur 11-shen e parë në këtë ndeshje, që duhet të luhet për herë të parë ndoshta, duke kërkuar golin me ngulm, pasi që fitorja është imperativ.
E ku ka më mirë për një trajner sesa të ketë futbollistë në formë para një ndeshjeje të rëndësishme për kualifikime për EURO 2016?! Siklet i lezetshëm.
Data e 29 marsit po afrohet gjithnjë e më shumë, derisa Shqipëria tashmë kërkon atë që për shumëkë është ëndërr - hapin e radhës për kualifikim në EURO 2016.
TABELA AKTUALE DHE NDESHJET E RADHËS