LUIS ENRIQUE
Rekordet s’më interesojnë, dua trofe!
16 February, 2015 @10:04
Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique, është shprehur të jetë i kënaqur me ecurinë e fitoreve të klubit që po e udhëheq.
Barcelona mbrëmë ka fituar ndeshjen e 11-të me radhë në të gjitha garat, duke e barazuar rekordin e Pep Guardiolas, në stinorin 2008/09 me Barcelonën.
“Rekordi i Guardiolas? Nuk e dija se kemi barazuar rekordin e tij prej 11 fitoreve me radhë dhe kjo punë nuk më intereson. Idea është që të kënaqemi duke luajtur futboll, ndërsa me rëndësi janë trofetë në fund të stinorit,” ka thënë ndër të tjera Luis Enrique, transmetojnë mediat spanjolle sot.
Barcelona ka marrë një ecuri tejet pozitive në dy muajt e fundit, pas dridhjes që e pësoi nga Real Sociedadi i David Moyesit.
Ndeshjen e radhës, Barcelona luan me Malagan në Camp Nou, ku pritet të thyej rekordin e kohës së Guardiolas, derisa në mesjavën e ardhshme luan ndaj Manchester Cityt në Ligë të Kampionëve.
TABELA AKTUALE DHE NDESHJET E RADHËS NË LA LIGA