MEDIA
Tre synimet e Liverpoolit
16 February, 2015 @9:13
Njëra ndër skuadrat më të trofeshme në ishull, Liverpool, pritet që të shpenzojë 75 milionë funta gjatë verës që vjen për tu përforcuar me tre futbollistë që aktualisht militojnë në Serie A të Italisë.
Lajmin e ditë në Angli e ka bërë të ditur The Daily Express në numrin e saj të sotëm, derisa synimet e të kuqve nga Anfield Road janë dyshja e Romës, Radja Nainggolan e Miralem Pjanic si dhe sulmuesi i ri i Lazios, Balde Diao.
Largimi i legjendës, Steven Gerrard, në fund të stinorit dhe dështimi i eksperimentit me Mario Balotellin në sulm, japin indikacione se Brendan Rodgers mund ta ketë me të vërtetë këtë dëshirë për të siguruar frymë të re në mes dhe në sulm të ekipit.