Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NAPOLITANËT - TË SIGURT

Forma e mirë e Napolit, vazhdon edhe në Champions

Forma e mirë e Napolit, vazhdon edhe në Champions


21 February, 2023 @23:57

Amir Rrahmani me Napolin kanë mbajtur portën e paprekur në Frankfurt, derisa ekipi i tij ka shënuar fitore 0-2 ndaj Eintrachtit në duelin e parë të së tetës së finales së Ligës së Kampionëve.

Victor Osimhen ka shënuar golin e 20 të stinorit në të gjitha garat me Napolin, ndërsa ekipi i tij bëri hap të madh drejt çerekfinales me fitore në Gjermani. Pasi që Khvicha Kvaratskhelia dështoi të shënonte penalltinë, Osimhen realizoi nga pasimi i bukur i Hirving Lozanos.

Për Frankfurtin gjërat u bënë edhe më keq në pjesë të dytë, kur Randal Kolo Muani mori karton të kuq me një faulim të keq, ndërsa Giovanni di Lorenzo shënoi të dytën.

Fitorja bën që Napoli të ketë avantazh të madh para ndeshjes së kthimit në Diego Maradona të qytetit të tyre, më 15 mars.

Eintracht Frankfurt 0-2 Napoli [Osimhen 40, Di Lorenzo 65]

Kliko X për të larguar reklamën dhe për t’i shikuar golat e ndeshjes


 
Të gjitha lajmet nga Champions League