Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FUSHË KOSOVA 2-0 VITIA

Forma e mirë vazhdon, Fushë Kosova mposhtë Vitinë

Forma e mirë vazhdon, Fushë Kosova mposhtë Vitinë


12 March, 2022 @15:56

Jashtë terrenit të vetë barazime, në terren të vetin fitore. Kjo është Fushë Kosova e pjesës pranverore në Ligë të Parë Grupi B, derisa nxënësit e trajnerit Burim Shala kanë shënuar fitoren e dytë me radhë në “Fazli Grajcevci” duke e mposhtur sot Vitinë e fundit në renditje, 2-0 [Urim Statovci 61, Rilind Haziraj 79]

Pas pjesës së parë të kaluar pa gola, Pampurët janë ndezur në të dytën pjesë të ndeshjes për të shkuar drejt fitores ku së pari Urim Statovci ngrohu lokomotivën, e më pas Rilind Haziraj kompletoi misionin e tre pikëve.

TABELA AKTUALE

Vitia ka regjistruar humbjen e 13 sezonale dhe vështirë se do të arrijë mbijetesën me këtë formë.

E Fushë Kosova tashmë me 8 pikë pikë të mbledhura nga 4 ndeshjet pranverore duket të ikur nga rreziku i rënies, pasi që ka mbledhur 22 pikë dhe është në vend të gjashtë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë