Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

11-SHJA POTENCIALE

Formacioni i mundshëm i Kosovës ndaj Rumanisë

Formacioni i mundshëm i Kosovës ndaj Rumanisë


16 June, 2023 @16:49

Për atë se si do të mund të rreshtohet Kosova sonte ndaj Rumanisë, fjalën kryesore do ta ketë Alain Giresse. Ndërsa futbollistët po bëhen gati për dy ndeshjet jetike të Kosovës në kuadër të kualifikimeve pas barazimit të kritikuar mjaft ndaj Andorrës.

ORARI I NDESHJEVE dhe TABELA AKTUALE drejt EURO 2024

Ndërsa ne, duke ndjekur stërvitjet dhe më të rejat nga kombëtarja e Kosovës e cila duhet të kërkojë patjetër fitore në këtë ndeshje pas kiksit ndaj Andorrës, parashikojmë 11-shen e mundshme që do të mund ta hedhë në fushë Giresse.

Kosova

KOSOVA XI, FORMACIONI I MUNDSHËM:

Portier: Arijanet Muric;

Mbrojtës: Amir Rrahmani, Ibrahim Dresevic, Mërgim Vojvoda, Leart Paqarada;

Mefsushorë: Mirlind Kryeziu, Florian Loshaj, Bersant Celina;

Sulmes: Milot Rashica, Ermal Krasniqi, Vedat Muriqi.

Kosova, pas dy ndeshjeve të para në ciklin kualiifkues për EURO 2024 që do të mbahet në Gjermani ka marrë dy pikë, duke barazuar ndaj Izraelit dhe Andorrës në shtëpi, në këtë të fundit që u cilësua ndër befasitë më të mëdha deri tash, ndërsa u pa me mjaft kritika te opinioni ynë.

Gjatë qershorit, Kosova do të ketë dy duele te të cilat pret të arrijë fitoren e parë në rrugëtim për EURO 2024. Dardanët presin Rumaninë më 16 qershor në Prishtinë, para se të udhëtojnë për në ndeshje ndaj Bjellorusisë në Hungari, ku do të zhvillohet ndeshja, për shkak të luftës që po zhvillohet mes Rusisë agresore ndaj Ukrainës. ◼️

 


 
Të gjitha lajmet nga