11-SHJA POTENCIALE

Foto: FSHF
Formacioni i mundshëm i Shqipërisë ndaj Islandës
6 June, 2022 @11:23
Shqipëria sonte luan ndeshjen e parë të fazës grupore të Ligës B të Kombeve, ndërsa përballë ka Islandën, që ditë më parë barazoi ndaj Izraelit në udhëtim.
Ky grup ka vetëm tri ekipe, pasi që Rusia u përjashtua nga garat për shkak të luftës në Ukrainë.
ORARI I NDESHJEVE dhe TABELA AKTUALE
Pasi që mungesa e Myrto Uzunit dhe Armando Brojës u konfirmua edhe nga FSHF, mediat tiranase që kanë ndjekur nga afër kuqezinjtë përgjatë përgatitjeve për duelin e sotëm, kanë projektuar këtë 11-she startuese të Edy Rejës.
FORMACIONI I MUNDSHËM I SHQIPËRISË, përballë Islandës:
(3-5-2)
Etrit Berisha;
-
Marash Kumbulla,
Ardian Ismajli,
Berat Djimsiti.
-
Klaus Gjasula,
Ivan Balliu,
Elseid Hysaj,
Amir Abrashi,
Endri Cekici
-
Sokol Cikalleshi,
Taulant Seferi.